Si pjesë e bashkëpunimit mes Kolegjit AAB dhe Gjykatave Themelore në Kosovë, ka filluar punën praktike grupi i dytë i studentëve të Fakultetit Juridik.
Studentët u shoqëruan nga udhëheqësja e Qendrës për Karrierë Jehona Rukovci, ndërsa u mirëpritën nga asistentja administrative Shqipe Temaj.
Kjo praktikë shërben si përvojë e vlefshme për studentët që të njihen me punën dhe proceset e ndryshme në sistemin gjyqësor.