Studentët e Fakultetit Juridik në Gjakovë vizituan Qendrën e Dokumentimit të Kosovës

3 Prill 2018

Studentët e Fakultetit Juridik të Kolegjit AAB, dega në Gjakovë, kanë vizituar Qendrën e Dokumentimit të Kosovës ku u informuan më shumë rreth drejtësisë tranzicionale në Kosovë dhe statistikave rreth luftës në Kosovë duke u bazuar në ngjarjet gjatë periudhës 1998-99.

Kjo vizitë u mundësua nga menaxhmenti i Kolegjit AAB-Gjakovë, Dekanati i Fakultetit Juridik dhe përfaqësuesi i studentëve të Fakultetit Juridik, Artil Pozhegu bashkë me shumë studentë të tjerë.

Share: