Studentët e vitit të tretë të Fakultetit Juridik të Kolegjit AAB nga dega në Prishtinë dhe Ferizaj, kanë realizuar së bashku një seancë gjyqësore të simuluar në Sallën e Gjykimit që gjendet në Kolegjin AAB. Gjatë tre orëve seancë studentët u sfiduan me të drejtën penale dhe civile. Ata mbrojtën të drejtën e tyre në mënyrën më të denjë, kështu duke pasur mundësinë që në Sallën e Gjykimit të Kolegjit AAB ta praktikojnë të gjithë diturinë që e fitojnë gjatë ligjëratave.
Ata në rolet e gjyqtarëve, prokurorëve, avokatëve, dëshmitarëve e ekspertëve realizuan me sukses këtë simulim të seancës gjyqësore me dy raste nga lëmia penale dhe civile, ndërsa u shprehën tejet të kënaqur që kanë mundësinë të njihen praktikisht me profesionin e tyre që kanë zgjedhur për të ardhmen.