Studentët e Fakultetit Juridik të AAB-së vizituan Kuvendin e Kosovës

22 Mars 2019

Me qëllim të zbatimit të njohurive të marra nga ligjëratat në kuadër të lëndës „Administratë Publike“, studentët e Fakultetit Juridiktë Kolegjit AAB zhvilluan një vizitë studimore në Kuvendin e Kosovës.

Studentët u pritën nga deputetja e Kuvendit të Kosovës, prof. Xhevahire Izmaku, e cila i udhëhoqi ata gjatë kësaj vizite, ku u informuan lidhur me strukturat organizative të Kuvendit, punën e komisioneve si dhe mënyrën dhe procedurat e miratimit të ligjeve dhe vendimeve të tjera në kompetencë të Kuvendit të Kosovës.

Studentët paten rastin që të diskutojnë edhe me deputetët Andin Hoti e Dardan Molliqaj.

Share: