Studentët e Fakultetit Juridik zhvilluan orë praktike në Institutin e Mjekësisë Ligjore

5 Qershor 2019

Me qëllim të zhvillimit profesional të njohurive të studentëve përmes përvojës teorike dhe praktike, Fakulteti Juridik i Kolegjit AAB kohë më parë ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Institutin për Mjekësi Ligjore të Kosovës.

Pas nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje bashkëpunimi ka filluar implementimi i saj edhe në praktikë. Më këtë rast, studentët e vitit të katërt të Fakultetit Juridik zhvilluan orë praktikë pranë këtij institucioni në kuadër të lëndës “Mjekësia Ligjore”, ku panë nga afër vendin ku zhvillohet puna, mësuan rolin dhe misionin e IML-së si dhe mësuan veprimtarinë që nga themelimi i saj.

Studentët falënderuan profesorin Arsim Gërxhaliu për realizimin e kësaj praktike, sepse sipas tyre praktikat e tilla gjatë studimeve janë një faktor i rëndësishëm që ata të dalin të përgatitur për tregun e punës pas përfundimit të studimeve.

Share: