Sudentët e Fakultetit të Arkitekturës në kuadër të lëndës së nivelit master “Konteksti Urban-Regjioni” të udhëhequr nga prof. Ilir Gjinolli, kanë vizituar komunën e Junikut. Praktikat si kjo ndihmojnë qëllimin që e ka lënda në aftësimin e studentëve për të marrë pjesë në mënyrë efektive në hartimin e planeve hapësinore të komunës apo planeve hapësinore të zonave të veçanta.
Gjatë kësaj vizite studentët u njohën me gjendjen ekzistuese dhe sfidat zhvillimore të komunës së Junikut dhe se si ato mund të adresohen përmes planit zhvillimor komunal. Grupi i studentëve të Kolegjit AAB u prit nga kryetari i komunës Ruzhdi Shehu dhe zyrtarë të tjerë në qeverisjen komunale të cilët diskutuan mbi problemet dhe potencialet e zhvillimit të komunës.