Për të parë nga afër artin, arkitekturën dhe historinë e Athinës studentët e Fakultetit të Arteve dhe Arkitekturës të Kolegjit AAB kanë qëndruar në vizitë treditore, duke krijuar një përvojë të paharrueshme për ta.
Ata kanë vizituar Akropolin, me fokus në Parthenon si një ndër tempujt më të rëndësishëm dhe mbresëlënës. Më pas për t’u njohur me historinë dhe kulturën greke studentët eksploruan muzeun historik kombëtar.
Përveç vendeve historike dhe antike studentët qëndruan edhe në stadiumin Panathinaikos, si ndërtim i lashtë grek.
Këto udhëtime shërbejnë që studentët të pasurojnë përvojat e tyre, si dhe të kuptojnë më mirë trashëgiminë artistike dhe arkitektonike të vendeve të ndryshme të botës.