Në kuadër të vizitave studimore, studentët e Fakutletit të Gjuhës Angleze vizituan sot Drejtorinë e Shëbimeve Juridike dhe Përafrim të Legjislacionit në Kuvendin e Republikës së Kosovës, gjatë së cilës dëgjuan një ligjëratë nga zyrtarja e lartë për harmonizim gjuhësor për gjuhën angleze, znj. Vjollca Sogojeva. Gjatë ligjëratës studentët u informuan në përgjithësi rreth rëndësisë së gjuhës ligjore, specifikave të saj dhe problematikave që hasen gjatë procesit të përkthimit dhe harmonizimit të ligjeve nga gjuha shqipe në gjuhë angleze dhe anasjelltas.
Më pas studentët vijuan me pyetje për znj. Sogojeva dhe shprehën dëshirën që të kontribuojnë edhe me kryerjen e praktikës profesionale.
Gjatë kësaj vizite, studentët patën rastin të vizitojnë sallën kryesore të Kuvendit si dhe ambientet e tjera të shfrytëzueshme për vizitorët.