Në ambientet e Kolegjit AAB është mbajtur ekspozita e studentëve të vitit të parë të programit Produksionit Medial, nga lënda Dizajn Grafik. Në hapjen e kësaj ekspozite ishin të pranishëm edhe dekani i Fakultetit të Komunikimit Masiv Gazmend Abrashi dhe profesori i Fakultetit të Arteve Luan Tashi.
Gjatë prezantimit të ekspozitës profesori Tashi theksoi se në të janë përfshirë posterë të krijuar nga 24 studentë. Punimet përfaqësojnë punën e tyre njëvjeçare në realizimin e një posteri filmik si dhe krijimin e një logo me inicialet e emrit të tyre.
Studentët shprehën kënaqësinë dhe entuziazmin për mundësinë që të prezantojnë punimet e tyre, duke e vlerësuar këtë si një përvojë të rëndësishme që përforcon aftësitë e tyre kreative dhe profesionale në fushën e dizajnit grafik.