Studentët nga Fakulteti i Kulturës Fizike dhe Sportit në Kolegjin AAB janë bashkangjitur në gjeneratën e pestë të projektit EJO, i implementuar nga PLAY International Kosova. Pjesëmarrës në trajnim ishin 18 të rinj, të cilët ishin të pranishëm në trajnimet treditore të aktiviteteve socio-sportive dhe aftësive jetësore. Trajnimi ishte i përbërë nga 6 sesione, të testuara dhe implementuara nga trajnerët e PLAY International Kosova, bashkë me pjesëmarrësit e trajnimit. Sesionet përmbanin tema si: bashkëpunimi, menaxhimi i emocioneve, mendimi kritik dhe vendimmarrja.
Dekani i Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit në Kolegjin AAB, Fatmir Pireva, ka përshëndetur pjesëmarrësit duke i njoftuar për rëndësinë e këtyre trajnimeve dhe njohurive që ata do fitojnë më pas.
Këto sesione sportive do të ndihmojnë studentët e Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit në Kolegjin AAB, që t’i implementojnë ato me nxënësit e shkollave fillore ose qendrave rinore në komunitetin e tyre.