Studentët e Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit të Kolegjit AAB zhvillojnë lëndën ‘Rekreacioni Sportiv’ në Germi

11 Prill 2024
Students of the Faculty of Physical Culture and Sports of AAB College conduct the course 'Sports Recreation' in Germi

Edukimi në natyrë përshkruhet si një proces i të mësuarit përmes përvojave (aktiviteteve praktike), të cilat zhvillohen në natyrë. Studentët e Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit të Kolegjit AAB, në kuadër të lëndës së Rekreacionit Sportiv, organizuan së fundmi daljen në natyrë, përkatësisht në Gërmi.

Profesori i kësaj lënde Zenel Metaj, tha se orientimi në natyrë është i rëndësishëm pasi në momente dhe vende të caktuara ndihmon të dimë si të gjendemi apo orientohemi me ambientin i cili na rrethon, sidomos në viset malore.

Aktivitete të tilla ky fakultet shënon gjithmonë me studentët, pasi në mënyrë direkte ndikon që njohuritë teorike të jenë në proporcion me pjesën praktike.

Share: