Pas nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit mes Fakultetit të Psikologjisë dhe Klinikës “Emos”, studentët e kësaj dege do mund të realizojnë praktikën në këtë klinikë.
Marrëveshja u nënshkrua nga dekani i Fakultetit të Psikologjisë Naim Telaku dhe drejtoresha e klinikës “Emos” Fatime Sahiti – Bekteshi.
Palët dakordohen në marrëveshje për forma të ndryshme bashkëpunimi si organizim të aktiviteteve, ligjëratave, konferencave, tryezave, etj.