Studentët e Fakultetit të Psikologjisë bashkë me profesoreshën Donika Tahirsylaj Alidemi kanë organizuar një aktivitet simbolik bashkë me shoqatën “Autizmi Flet”.
Ky aktivitet përfshinte mbledhjen e të hollave për fëmijët me autizëm nga pijet e shitura në shtëpizat që ndodhen në sheshin e Prishtinës.
Për dy orë me radhë studentët të përkrahur nga Komuna e Prishtinës, konkretisht kryetarit Përparim Rama, zhvilluan suksesshëm këtë aktivitet humanitar dhe tejet domethënës.