Me temën “Siguria kibernetike 360, dhe si të mbroni biznesin tuaj në epokën digjitale”, është mbajtur konferenca e organizuar nga Oda Amerikane në Kosovë, ku morën pjesë studentët e vitit të dytë nga programi Siguri Kibernetike i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike.
Kryetari i Odës Amerikane në Kosovë Arian Zeka, theksoi rëndësinë e sigurisë kibernetike në ditët e sotme kur transformimi digjital po riformulon mjedisin e biznesit.
Ndërsa, Craig Kim, zyrtar ekonomik në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, tha se ShBA-ja ka një traditë të mbështetjes për internet të sigurtë, ku mbrohen të drejtat e njeriut dhe të dhënat qarkullojnë lirshëm.
Në konferencë ishin dy panele të kombinuara me kompanitë që merren me siguri kibernetike dhe nga niveli akademik.
Profesori Fehmi Hysenaj, i cili ishte së bashku me studentët theksoi se kjo ishte një përvojë e mirë për ta dhe ngjarje të tilla duhet të organizohen më shpesh, në mënyrë që të ngritet vetëdijësimi për rolin e sigurisë kibernetike.