Studentët e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike të Kolegjit AAB ishin pjesëmarrës në konferencën e integritetit të informacionit

1 Dhjetor 2022

Studentë nga programi i Sigurisë Kibernetike të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike të Kolegjit AAB, kanë marrë pjesë në konferencën e integritetit të informacionit të organizuar nga platforma DISICON. Pjesëmarrja në këtë konferencë u realizua falë bashkëpunimit të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike të Kolegjit AAB dhe Institutit Kombëtar Demokratik (NDI).

Konferenca dy ditore kishte për qëllim diskutimin e të gjeturave të raportit të teknologjisë 5G dhe implikimet e saj në Kosovë duke diskutuar dhe takuar ekspertë të fushave të ndryshme.

Kjo pjesëmarrje e studentëve u shërben atyre të krijojnë kontakte me ekspertë lokalë e ndërkombëtarë, gjithashtu edhe të praktikojnë njohuritë e tyre të deritanishme.

Ndër vite me radhë, studentët e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike të Kolegjit AAB, kanë ofruar mbështetjen e tyre në proceset e ndryshme teknologjike dhe organizimet e Institutit Kombëtar Demokratik, duke qenë pjesëmarrës aktiv në çdo bashkëpunim.

Share: