Një grup i studentëve të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike së bashku me Profesorin Gani Zogaj vizituan Qendrën Shtetërore të të Dhënave. Qëllimi i kësaj vizite ishte që studentët të fitojnë njohuri praktike. Duke qenë pjesë e mësimit ndërveprues, vizita të tilla u japin studentëve një ekspozim ndaj mjediseve të punës së bashku me një perspektivë praktike të një koncepti teorik të përshtatshëm për fushën e tyre.
Përveç kësaj, vizitat e tilla mbushin hendekun në rritje midis mësimit teorik dhe ekspozimit praktik. Poashtu u ofrojnë studentëve mundësi për të takuar udhëheqës të industrisë, profesionistë, dhe politikëbërës që ndajnë njohuritë, mësimin dhe përvojat e tyre.
Këto ndërveprime janë të dobishme për studentët në karrierën e tyre dhe i ndihmojnë ata në zhvillimin e cilësive të lidershipit, aftësive profesionale dhe të mësojnë rreth industrisë së fushës të Teknologjisë së informacionit.