Studentët Gentrit Krasniqi, Gresë Bruqi, Erestina Dervishaj dhe Pëllumb Dërmaku, nga programi Inxhinieri Softuerike në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike, kanë realizuar me sukses një projekt të rëndësishëm nën mentorimin e profesorit Engin Melekoglu.
Në kuadër të këtij projekti, ata kanë zhvilluar një webfaqe moderne dhe funksionale për Institutin AAB, për kontabilistë dhe auditorë të certifikuar.
Duke bashkëpunuar ngushtë me Drejtorin Ekzekutiv të Institutit Ylber Prekazin, studentët kanë treguar profesionalizëm, kreativitet dhe përkushtim të lartë në çdo fazë të zhvillimit të projektit.
Dekani i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike Jusuf Qarkaxhija, i ka përgëzuar studentët dhe profesorin Melekoglu për punën e tyre të shkëlqyer, ndërsa ka theksuar rëndësinë e projekteve të tilla në zhvillimin profesional te studentët.