I realizuar nga studentet Valbonë Maliqi, Mane Blakaj, Arjeta Rukovci dhe Agneta Dibrani me mentore Violeta Buza është prezantuar projekti me temën “Krijo mjedis të përshtatshëm pa bullizëm për fëmijët në kopshte”. Në këtë projekt kanë marrë pjesë përfaqësues të kopshteve dhe prindër nga komuna e Prishtinës, Fushë Kosovës, Ferizajt, Mitrovicës, Istogut dhe Gjakovës.
Dekanja e Fakultetit të Shkencave Sociale në Kolegjin AAB Saranda Shatri ka falënderuar drejtoreshat dhe edukatoret e kopshteve bashkë me studentët e pranishëm nga ky fakultet. Gjatë prezantimit të projektit u diskutua dhe vlerësua puna e studentëve në realizimin e tij, qëllimi i të cilit ishte të bëhet zëri i fëmijëve dhe të jetë model për gjeneratat tjera të studentëve.
Gjithashtu u rekomandua që të vazhdohet komunikimi me fëmijët dhe prindërit, por edhe t’iu ofrohen trajnime të ngjashme atyre të cilat kontribuojnë në zhvillimin e mirëfilltë të fëmijëve.