Studentet e Fakultetit të Shkencave Sociale realizojnë aktivitet me edukatoren e kopshtit “Sonita”

1 Nëntor 2024

Në kuadër të lëndës “Metodologji e Edukimit”, studentet e Fakultetit të Shkencave Sociale kanë realizuar aktivitet me edukatoren e kopshtit “Sonita”, ku u prezantuan teknika të ndryshme që përdoren gjatë punës me fëmijë.
Ajo demonstroi lojëra bashkëpunuese për të nxitur aftësi sociale dhe zhvillimin e marrëdhënieve mes fëmijëve, ndërsa përmes materialeve natyrore inkurajoi eksplorimin dhe mendimin kreativ.
Një tjetër aspekt i rëndësishëm ishin aktivitetet për zhvillimin e aftësive motorike, si vizatimi dhe punët e dorës, të cilat i ndihmojnë fëmijët të përmirësojnë koordinimin.
Aktivitetet muzikore dhe ritmike me instrumente të thjeshta u prezantuan si një metodë për të nxitur dëgjimin dhe kreativitetin tek fëmijët.
Studentet u angazhuan gjatë aktivitetit duke testuar aftësitë e tyre dhe reflektuar mbi ndikimin që kanë këto metoda në edukimin e hershëm.

Share: