Studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale të Kolegjit AAB të degës në Ferizaj, kanë realizuar aktivitete praktike në kuadër të lëndës “Zhvillimi psiko-motorik përmes lojërave”, të udhëhequra nga profesoresha Vildane Jashari. Këto aktivitete u zhvilluan në bashkëpunim me nxënësit e shkollës fillore dhe të mesme të ulët “Gjon Serreçi” në Ferizaj.
Përmes tyre studentët kanë përvetësuar njohuri teorike dhe shkathtësi praktike të cilat do u mundësojnë ndërtimin e kompetencave në fushën e organizimit të aktiviteteve lëvizore, të kombinuara në formë të lojërave në shërbim të zhvillimit të gjithanshëm të fëmijëve të moshës parashkollore.