Një aktivitet tjetër i veçantë është realizuar me studentet e Fakultetit të Shkencave Sociale, kësaj radhe në Muzeun e Kristaleve në Mitrovicë, në kuadër të lëndës “Bazat e Shkencave Natyrore me Metodologji”. Kjo vizitë synonte të nxisë njohuritë dhe interesin për mineralet, kristalet, natyrën dhe historinë gjeologjike të rajonit.
Muzeu përmban një koleksion të pasur kristalesh dhe mineralesh, duke përfshirë edhe kristale të rrallë nga minierat e Kosovës.
Studentet panë nga afër lloje të ndryshme të kristaleve, vetitë e tyre, se si përdoren në industri dhe rëndësinë e tyre në shkencë, ndërsa u informuan për proceset gjeologjike që çojnë në formimin e tyre bashkë me sfidat dhe përfitimet e industrisë së nxjerres së mineraleve në Kosovë, nga ekspertë të kësaj
fushe.