Studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale vizituan Shoqatën e Paraplegjikëve dhe Paralizës së Fëmijëve Handikos/Gjakovë

25 Mars 2022

Studentët e Fakultetit Shkenca Sociale, programi Përkujdesje dhe Mirëqenie e Fëmijëve, me rastin e ditës ndërkombëtare të Sindromës Down vizituan Shoqatën e Paraplegjikëve dhe Paralizës së Fëmijëve Handikos/Gjakovë. Studentët u shoqëruan nga prodekanja znj. Diana Qarkaxhija dhe Prof. ass. dr. Violeta Buza.

Studentët tanë janë të përfshirë gjithmonë në aktiviteteve të ndryshme me synim të rritjes së vetëdijesimit. Përpos kësaj ata edhe dhuruan dhurata për fëmijët e kësaj shoqate.

Share: