Fakultetit i Shkencave Sociale ka organizuar vizitë dhe panel diskutimi në SOS Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë, të udhëhequr nga prof. Lirika Berdynaj Syla, derisa pjesëmarrës ishin studentët e vitit të tretë dhe përfaqësues të grupeve te studentëve të viteve të tjera të këtij fakulteti. Qëllimi i aktivitetit ishte që studentët të informohen nga afër me veprimtaritë që zhvillojnë SOS Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë mbi mbrotjen dhe të drejtat e fëmijëve.
Ajo që e bëri edhe më të veçantë këtë aktivitet ishin dhuratat simbolike që kishin përgatitur studentet për fëmijët që jetojnë në SOS Fshatrat e Fëmijëve. Interesimi i studentëve lidhur me aktivitetet e zhvilluara në SOS Fshatrat e Fëmijëve, bëri që ata të përcaktojnë edhe objektiva të angazhimit të tyre në të ardhmen, në mënyrë që të ndihmohet organizata edhe më tepër drejtë misionit të tyre fisnik.
Dekanati i Shkencave Sociale falënderon drejtoreshën e SOS Fshatrave të Fëmijëve, znj. Ora Bytyçi, stafin profesional për mikëpritjen dhe mundësinë e thëllimit të bashkëpunimit edhe në të ardhmën e afërt.