Studentët e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja dhe të Fakultetit Juridik në Kolegjin AAB u bashkuan me studentët e Universitetit ULT në Poloni në një ligjëratë virtuale me rastin e Ditës Botërore të Diversitetit Kulturor.
Ligjërata u drejtua nga Prof. Uranela Demaj nga Kolegji AAB dhe Prof. Iwona Lilly nga ULT, Poloni.
Gjatë ligjëratës, profesorët dhe studentët diskutuan mbi rëndësinë e vetëdijësimit kulturor dhe rolin e tij në tejkalimin e barrierave mes komuniteteve respektive.
Kjo ishte ligjërata e fundit në ciklin e bashkëpunimeve ndërinstitucionale, që pritet të vazhdojë sërish në semestrin e ardhshëm.