Studentët e Kolegjit AAB do jenë pjesë e aktiviteteve të “Play’in Together”

11 Mars 2020

Fakulteti i Kulturës Fizike dhe Sportit në bashkëpunim me organizatën “Play4 International” zhvilluan sesionin informues mbi projektin “Play’in Together”, implementuar nga Erasmus+.

Përfaqësues të organizatës “Play4 International” informuan studentët mbi projektin “Play’in Together”, projekt ky që ka për qëllim heqjen e paragjykimeve ndaj personave me aftësi të kufizuara, me fokus atyre të moshës 6-12 vjeç.

Njëra prej metodologjive të këtij projekti do të jetë edukimi përmes sportit, në mënyrë që fëmijët me aftësi te kufizuar të zhvillojnë aktivitete dhe lojëra të ndryshme dhe të ndihen të barabartë.

Studentët shprehën interesim që të jenë pjesë e këtyre aktiviteteve që do zhvillohen gjatë muajit mars dhe u zotuan se do të angazhohen në përmirësimin dhe avancimin e qasjes së shoqërisë ndaj fëmijëve me aftësi të kufizuara.

Share: