Ndërlidhja e studimeve me praktikën profesionale ndihmon studentët të jenë më të përgatitur për tregun e punës, duke qenë një domosdoshmëri në kontekstin e sotëm arsimor. Andaj, në kuadër të lëndës “Menaxhimi i markës dhe marrëdhëniet me publikun”, me studentët e nivelit master, të udhëhequr nga profesori i Fakultetit Ekonomik të Kolegjit AAB, Ali Ismajli, është mbajtur vizita studimore në kompaninë Alumin-Al, ku studentët u mirëpritën nga drejtori i përgjithshëm Z. Nasuf Gashi.
Gjatë kësaj vizite, studentët u njohën nga afër me historikun e shkurtër të themelimit të kompanisë Alumin-AL, ndërsa patën mundësi që të drejtojnë edhe pyetje të ndryshme për stafin e kompanisë, të cilët ishin prezent gjatë vizitës.
Studentët u ndanë shumë të kënaqur në këtë vizitë, duke shprehur mirënjohje për angazhimin e Kolegjit AAB, pasi përveç mësimit dhe anës teorike kanë mundësi të marrin edhe njohuri praktike.