Në kuadër të marrëveshjes së Fakultetit të Shkencave Kompjuterike të Kolegjit AAB me Shkollën Digjitale të Ferizajt, sot Veton Qerimi, drejtor i “Shkollës Digjitale Ferizaj”, është takuar me studentët e kapusit të Kolegjit AAB në Ferizaj.
Gjatë këtij takimi Qerimi ka shpjeguar planprogramin që ofron Shkolla Digjitale, duke njoftuar për mundësinë që kanë studentët e këtij kampusi të realizojnë praktikë profesionale ku më pas edhe mund të punësohen në këtë shkollë.
Tutje, ai tregoi rastet konkrete kur studentët të cilët janë punësuar tashmë, kanë zhvilluar karrierën si instruktorë por edhe në shumë pozita tjera të rëndësishme.