Studentët e Kolegjit AAB pjesë e ekskurzionit në Greqi

3 Qershor 2025

Studentët e Fakultetit të Administratës Publike, kanë marrë pjesë në ekskurzionin e organizuar për ta, në Greqi.

Ata vizituan Selanikun, ku eksploruan Muzeun e Kulturës Bizantine, Kullën e Bardhë dhe Kështjellën e Selanikut.

Ditën e dytë, grupi udhëtoi drejt fshatit tradicional Afytos, duke shijuar arkitekturën unike dhe atmosferën mikpritëse

Ky udhëtim jo vetëm që pasuroi njohuritë kulturore, por krijoi edhe kujtime të paharrueshme për të gjithë pjesëmarrësit.

Share: