Studentët e Kolegjit AAB pjesë e rekreacionit “Let’s Go Hiking”, organizuar nga Fakulteti i Kulturës Fizike dhe Unioni Studentor

14 Maj 2025

Një numër i madh studentësh të Kolegjit AAB morën pjesë në aktivitetin rekreativ “Let’s Go Hiking”, organizuar nga Fakulteti i Kulturës Fizike dhe Sportit në bashkëpunim me Unionin Studentor.

Ky aktivitet u zhvillua në Bjeshkët e Rugovës – Liqenat, ku studentët kaluan një ditë sfiduese dhe relaksuese, duke shijuar bukuritë natyrore të zonës.

Organizime të tilla të iniciuara nga Unioni Studentor dhe fakultetet e Kolegjit AAB kontribuojnë në krijimin e përvojave të vlefshme për studentët, duke nxitur gjithashtu shoqërimin, bashkëpunimin dhe mirëqenien e tyre fizike e mendore.

Share: