Studentët e Kolegjit AAB shënuan Ditën Botërore të Poezisë

21 Mars 2021

Në shënim të 21 Marsit, Ditës Botërore të Poezisë, studentët e Fakuletit të Gjuhës Angleze organizuan një manifestim artistik me poezi dhe këngë të interpretuara nga ta.Recitali u konceptua si një konkurs dhe juria përbëhej nga ligjërues të letërsisë, Prof. Xhavit Rexhaj, Prof. Venera Llunji, Prof, Albert Paçarizi, Kaltrina Pacolli dhe Andrin Kabashi.

Në fjalën e mirëseardhjes, Dekanja Aida Alla i përgëzoi studentët konkurrentë dhe u shpreh se aktivitete të tilla promovojnë leximin dhe rrisin pasionin për letërsinë.

Në fund të aktivitetit u ndanë dy çmime, Çmimi “Recituesi më i Mirë (The Best Reciter) dhe çmimi “Poeti i Gjeneratës” (Poet of the Generation). Çmimin e parë si recituesija me e mirë e fitoi studentja Adonita Kadriaj, ndërsa Çmimin “Poeti i Gjeneratës” iu dha studentes Jetmira Ajeti.

Share: