Studentët e Fakultetit të Arkitekturës të nivelit master në Kolegjin AAB, janë të vetmit studentë nga vendi që kanë marrë ftesë zyrtare nga ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, z. Philip S. Kosnett që të marrin pjesë në ceremoninë e inaugurimit të ambasadës së re amerikane në Kosovë.
Studentët të cilët do të marrin pjesë në këtë ceremoni solemne janë studentët e AAB-së të nivelit master që kanë studiuar për Arkitekturë dhe Planifikim Urban të Qëndrueshëm.
Të njëjtit studentë kanë vizituar ambasadën e re amerikane edhe gjatë punimeve të objektit, të shoqëruar nga profesoresha, Adelina Tahiri.
Kujtojmë se Konferenca e Arkitekturës e organizuar në kuadër të festivalit PAAF 2018 në Kolegjin AAB, shpalosi para pjesëmarrësve për herë të parë edhe projektin e Ambasadës Amerikane e cila pritet të inaugurohet me 4 korrik të këtij viti.