Të shoqëruar nga Dekani i Fakultetit të Psikologjisë i Kolegjit AAB, Naim Telaku, studentët kanë vizituar organizatën Down Syndrome Kosova, në Ditën Botërore të Personave me Sindromë Down. Ata u mirëpritën nga stafi dhe personat e prekur nga ky sindrom, ndërsa si shenjë bashkëpunimi Kolegji AAB ofroi një donacion modest për këtë organizatë.
Studentët që morën pjesë parashtruan pyetje për stafin rreth organizimeve që bëhen, metodat me të cilat punohet, rezultatet e këtyre aktiviteteve etj.