STUDENTËT E KOLEGJIT AAB ZHVILLOJNË AKTIVITET ME FËMIJËT E KOPSHTIT “DUA”

20 Tetor 2025

Studentet e vitit të katërt në Fakultetin e Shkencave Sociale, kanë zhvilluar aktivitet me fëmijët e kopshtit “Dua” në kuadër të lëndës “Punë dore me modelim”.

Qëllimi i aktivitetit

Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të Ditës Botërore të Ushqimit, ku u diskutua për llojet e ushqimeve dhe rëndësinë e tyre për shëndetin e fëmijëve.

Krijimtari dhe argëtim

Studentet patën rastin që t’i informojnë fëmijët me punime kreative për rolin e ushqimit në jetën e tyre, ndërsa përmes lojërave dhe këngëve e kthyen aktivitetin në një përvojë të paharrueshme.

Share: