Studentët e Kolegjit AAB zhvillojnë kursin e skijimit në Maqedoninë e Veriut

27 Shkurt 2025

Studentët e Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit në Kolegjin AAB ishin pjesë e kursit të skijimit në Qendrën e Skijimit në Kodrën e Diellit.

këtë kurs morën pjesë edhe stafi akademik nga ky fakultet, si profesorët Zenel Metaj, Nazim Myrtaj, Besim Gashi, Shkëlzen Shala dhe Shemsedin Vehapi.

Ky kurs shërbeu për të kaluar një kohë rekreative por edhe për të shtuar njohuritë rreth sportit të skijimit, si teknikat e ndryshme dhe specifikat e tyre.

Share: