Studentët e nivelit master diskutuan për sfidat e furnizimit zinxhiror gjatë pandemisë Covid-19 me biznesmenin Ramiz Kelmendi

29 Maj 2021

Në kuadër të modulit “Menaxhimi i furnizimit zinxhiror” në programin Marketing dhe Menaxhim Biznesi, niveli master, studentët e këtij programi patën mundësinë të bashkëbisedojnë me z.Ramiz Kelmendi, pronar i kompanisë Elkos Group – ETC, në cilësinë e folësit mysafir.

Në këtë takim me studentët, biznesmeni i njohur foli për sfidat e udhëheqjes së një biznesi, prodhuesi në Kosovë, përparësitë dhe mangësitë e udhëheqjes, kalimin e menaxhimit nga mënyra tradicionale në atë dixhitale nga viti 1989 deri në vitin 2021.

Po ashtu një nga temat e pashmangshme në këtë bashkëbisedim ishte edhe pandemia Covid-19 dhe sfidat e kompanive kosovare në menaxhimin e funizimit zinxhiror gjatë pandemisë.

Z.Kelmendi në këtë bashkëbisedim interaktiv shpalosi shumë sfida, problematika e shumë eksperienca me të cilat janë ballafaquar ndër vite dhe gjatë pandemisë si ato: të transporteve, furnizimeve, porosive dhe të shitjeve.

Kompania ELKOS GROUP – ETC është distributor dhe përfaqësues gjeneral për Kosovë, për brendet më të njohura ndërkombëtare, si dhe përkrahësi më i madh i prodhuesve vendor në zinxhirin e marketeve ETC.

Share: