Studentët e Fakultetit Ekonomik të nivelit Master, nën udhëheqjen e profesoreshës Fëllënza Pula, realizuan një punëtori praktike mbi temën “Menaxhimi i Furnizimit Zinxhiror”, ku u trajtuan disa raste studimi të cilat paraqitën procese të ndryshme të menaxhimit të furnizimit zinxhiror.
Gjatë kësaj punëtorie, studentët u ndanë në katër grupe dhe prezantuan punimet e tyre, duke treguar aftësi të jashtëzakonshme në trajtimin e temave të ndryshme të menaxhimit të furnizimit zinxhiror.
Punimet e paraqitura nga grupet kishin si qëllim të ilustronin mënyrën se si procese të ndryshme – nga prodhimi i produkteve ushqimore deri te prokurimi publik dhe prodhimi i materialeve të ndërtimit – mund të menaxhohen përmes një zinxhiri furnizimi efektiv dhe të qëndrueshëm.