Studentët e nivelit Master të Fakultetit të Psikologjisë, në kuadër të lëndës “Vlerësim dhe testim psikologjik” bënë aplikimin e testeve te ndryshme

13 Maj 2022

Studentët e nivelit Master të Fakultetit të Psikologjisë, në kuadër të lëndës “Vlerësim dhe testim psikologjik”, me pedagog Manolita Hida i kanë kushtuar vëmendje të veçantë edhe aplikimit të testeve të ndryshme.

Këtë javë janë fokusuar në Inventarin e personalitetit shumë fazik Minesota (MMPI-201). Përgjatë kësaj ore studentët patën mundësinë të ndajnë njohuritë e tyre mbi këtë inventar, duke kaluar më tej në aplikimin, administrimin dhe interpretimin e tij.

Falenderojmë studentet Kurora Bulliqi, Urtinë Sopi Hajdini dhe Elvira Kasneci për prezantimin dhe mentorimin e kolegëve të tyre. 

Share: