Studentë nga Fakulteti i Psikologjisë kanë marrë pjesën në Forumin e të Rinjve EULEX – Assist Kosovo, që adresoi temën “Dhuna digjitale ndaj grave dhe vajzave”.
Ngjarja u zhvillua në kuadër të fushatës globale “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, duke ofruar një hapësirë të vlefshme për diskutim akademik dhe reflektim profesional.
Gjatë forumit, studentët ndoqën ligjëratat dhe diskutime që trajtuan mekanizmat psikologjikë të dhunës digjitale, format e saj më të shpeshta, ndikimin emocional dhe social tek viktimat, si dhe rolin që mund të luajnë të rinjtë në parandalimin e këtyre fenomeneve. Ata ishin gjithashtu pjesë e sesioneve interaktive me ekspertë, ndërsa adresuan pyetje duke marrë përgjigje profesionale dhe rekomandime.
Pjesë e panelit ishte edhe dekanja e Fakultetit të Psikologjisë, Dr. Arvesa Studenica, e cila solli qasjen e thelluar shkencore rreth rëndësisë së reagimit ndaj traumës, fuqizimit të të rinjve dhe rolin e profesionistëve të shëndetit mendor në adresimin e dhunës me bazë gjinore. Kontributi i saj ishte një pikë e rëndësishme e forumit, duke ofruar perspektiva që ndërthurin kërkimin akademik dhe praktikën profesionale.
Aktiviteti përbën mundësi të vlefshme për zhvillim akademik të studentëve, për t’i pajisur ata me njohuri rreth angazhimit në mënyrë aktive në parandalimin e të gjitha formave të dhunës në shoqëri.


