Studentët e Shkencave Kompjuterike pjesëmarrës në projektin ndërkombëtar “NEET”

30 Dhjetor 2025

Katër studentë nga Fakulteti i Shkencave Kompjuterike, të shoqëruar nga profesori Ersan Hamdiu, ishin pjesë e projektit 6-ditor ndërkombëtar “NEET” të organizuar İlki Sen Ol Gençlik në Turqi.

Projekti “NEET”, është një program shkëmbimi rinor që synon fuqizimin e të rinjve, përmes zhvillimit të aftësive digjitale, sipërmarrjes ekologjike dhe sociale, si dhe promovimit të qytetarisë aktive, gjithëpërfshirjes dhe praktikave mjedisore.

Në përfundim të aktivitetit, studentët u certifikuan për pjesëmarrjen dhe angazhimin e tyre, duke fituar njohuri dhe përvoja të vlefshme në nivel ndërkombëtar, të cilat kontribuojnë në zhvillimin e tyre akademik dhe profesional.

Kjo përvojë përfaqëson një hap të rëndësishëm në zhvillimin akademik dhe profesional të studentëve tanë, si dhe në forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar.

Share: