Studentët që ishin pjesë e projektit Students for Sustainable Development patën mundësinë të zhvillojnë dhe ndajnë njohuritë e fituara gjatë tre punëtorive të organizuara në kuadër të këtij projekti. Ata krijuan kampanja sensibilizuese për të rritur ndërgjegjësimin mbi praktikat e qëndrueshme dhe ndikimin e tyre në komunitet.
Studentët nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi organizuan këto kampanja brenda institucioneve të tyre përkatëse, duke dhënë kontributin e tyre direkt në promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm.
Më 15 tetor 2025, pjesëmarrësit prezantuan rezultatet dhe kampanjat e tyre gjatë eventit final të projektit, duke treguar kreativitetin dhe përkushtimin e tyre për një të ardhme më të qëndrueshme.
Ky projekt është mbështetur financiarisht nga Thirrja e 7-të për Propozime e Fondit për Ballkanin Perëndimor, e bashkë-financuar nga Bashkimi Evropian, IPA III – Instrumenti për Ndihmë Para-Anëtarësimit.