Në kuadër të lëndës “Punë dore dhe modelim”, edhe këtë vit është realizuar aktiviteti humanitar për shitjen e kartolinave nga studentet e Fakultetit të Shkencave Sociale.
Kartolinat janë ekspozuar për dy ditë në hapësirat e Kolegjit AAB, duke krijuar një ambient të veçantë artistik.
Mjetet e grumbulluara nga shitjet e kartolinave do të destinohen për qëllim humanitare, si shenjë solidariteti për festat e fundvitit.



