Në kuadër të Erasmus+, studenti i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja Blendonis Alimi ka përfunduar me sukses një semestër studimesh në NLA Norvegji.
Eksperiencën e tij Blendonisi e cilësoi si tejet të pasur dhe formuese, duke theksuar angazhimin brenda institucionit për mendim kritik dhe punë të pavarur.
“Kam mësuar nga profesorë të përkushtuar dhe kam pasur akses në burime të avancuara akademike. Përveç kësaj, jeta studentore në Norvegji më dha mundësinë të njoh nga afër kulturën e tyre të veçantë, të mësoj për vlerat e barazisë dhe të përjetoj natyrën e mrekullueshme norvegjeze, duke bërë aktivitete në natyrë si hiking dhe skijim”, tha ndër të tjera Blendonisi.
Ai gjithashtu shtoi se shkëmbimet studentore ndihmojnë që të krijohet një rrjet miqësor me studentë nga mbarë bota.