Studenti i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Veton Nimani, po ndjek semestrin në NLA University College, Norvegji, në kuadër të programit Erasmus+.
Eksperiencë frymëzuese
Vetoni, e cilëson këtë shkëmbim studentor si përvojë frymëzuese dhe mundësi për të njohur njerëz nga kultura të ndryshme, si dhe për të zgjeruar horizontet personale.
Mundësia për studentët e AAB’së
“Ky semestër ka qenë një mundësi unike për të mësuar, për t’u zhvilluar dhe për të krijuar miqësi me studentë nga e gjithë bota, një eksperiencë që do ta mbaj mend gjithmonë”, tha Vetoni ndër të tjera.
Shkëmbimet përmes Erasmus+, ndihmojnë studentët tanë të përfaqësojnë AAB’në dhe të korrin suksese në universitete partnere jashtë kufijve.