Admir Hoxha student i vitit të dytë në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike ka filluar punën praktike në sektorin e IT, në Kolegjin AAB.
Ai është një nga studentët më të dalluar dhe entuziastë të gjeneratës së tij, cilësi këto që tani po i shfaq në realizimin e punës praktike.
Përveç sektorit të IT, studentët e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike mund të kryejnë praktikën edhe në Zyrën për Zhvillim Softuerik dhe Siguri Kibernetike në Kolegjin AAB, në mënyrë që përgatitja e tyre të zhvillohet gradualisht me pjesën teorike që përvetësojnë gjatë studimeve.