Studenti i Kolegjit AAB Muhamet Ramadani shpallet sportisti i vitit nga Federata e Atletikës së Kosovës

14 Janar 2025

Pas rezultateve rekord të njëpasnjëshme gjatë vitit 2024, në hedhjen e gjyles, studenti i Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit Muhamet Ramadani u nderua me çmimin “Sportisti i Vitit nga Federata e
Atletikës së Kosovës.
Muhameti, përveç këtij suksesi fitoi edhe çmime tjera të shumta si: kampion në Kupën Europiane në U23, nënkampion i Kampionatit Europian të Shteteve të Vogla dhe rekordmen mbarëkombëtar me rezultat 19.62 metra në hedhjen e gjyles.
Gjithashtu ai po arrin suksese edhe në studimet në Kolegjin AAB, duke dëshmuar përkushtimin dhe profesionalizmin e tij në të dyja fushat.

Share: