Studenti i Kolegjit AAB shpallet Sportist i Vitit nga Komiteti Olimpik i Kosovës

5 Mars 2025

Studenti i Kolegjit AAB nga Fakulteti i Kulturës Fizike dhe Sportit, Akil Gjakova, është shpallur Sportist i Vitit nga Komiteti Olimpik i Kosovës, si rezultat i arritjeve të tij të jashtëzakonshme gjatë garave të vitit 2024.
Në fillim të vitit, Akil Gjakova mori pjesë në Grand Slam-in e Parisit, ku fitoi medaljen e bronztë në kategorinë deri në 73 kilogramë.
Ndërsa në Lojërat Olimpike Paris 2024, Akil Gjakova përfaqësoi Kosovën në kategorinë deri në 73 kilogramë. Ai arriti fitore të rëndësishme ndaj Daniel Cargni (Brazil), Samuel Gassner (Austri) dhe Manuel Lombardo (Itali).

Share: