Studenti Muhamet Ramadani shpallet atleti më i mirë për vitin 2023 nga Federata e Atletikës së Kosovës

29 Shkurt 2024

Studenti i Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit Muhamet Ramadani ka fituar edhe një çmim të radhës nga Federata e Atletikës së Kosovës, duke u shpallur atleti më i mirë për vitin 2023.

Muhameti ndër vite ka dëshmuar profesionalizmin e tij dhe rezultatet e një angazhimi të pakursyeshëm në fushën e atletikës.

Përveç këtij çmimi Muhameti në 2023 pati suksese të njëpasnjëshme duke zënë vendin e parë në garat e Kupës së Evropës U23, vendin e dytë në Espoo të Finlandës në Kampionatin Evropian U23 dhe vendin e tretë në Krakov të Polonisë në garat e ligës së tretë të Evropës.

Share: