Mahmut Aran nga Universiteti Esenyurt në Stamboll të Turqisë, është duke realizuar praktikën në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike të Kolegjit AAB. Kjo praktikë mundësohet nga programi Erasmus+, me një nga partnerët e Kolegjit AAB siç është Universiteti Esenyurt.
Këtë mundësi nga programi Erasmus+, Mahmut e cilëson si avancim profesional dhe përvojë që do i shërbej në të ardhmen.