Studentja e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike në Kolegjin AAB, Agnesa Bajgora, ka filluar realizimin e praktikës profesionale në kompaninë teknologjike “Axians”.
Agnesa përballet çdo ditë me sfida dhe mësime të reja, duke pasur mundësinë të njihet me teknologji të ndryshme si React, Java, .NET, gjë që i ofron avantazhe të shumta për të gjetur drejtimin e saj në fushën e teknologjisë.
Paralelisht me përkushtimin e saj në jetën profesionale, ajo vazhdon me përfundimin e suksesshëm të studimeve. Përvoja e saj në “Axians” po e ndihmon të krijojë një bazë të qëndrueshme për karrierën e saj të ardhshme si një specialiste e suksesshme në fushën e shkencave kompjuterike.