Në mesin e 250 studentëve nga 35 vende të ndryshme të botës, studentja e Fakultetit të Psikologjisë në Kolegjin AAB Lirika Blaku, ishte e vetmja përfaqësuese nga Kosova në shkëmbimin semestral në Koc University, Turqi, përmes Erasmus+.
Gjatë këtij semestri, Lirika pati mundësinë të jetë pjesë e një eksperience akademike tejet unike, ku ndau përvojën e saj me studentë nga mbarë bota.
Ky shkëmbim përtej aspektit akademik ishte edhe një dëshmi e nivelit, përgatitjes dhe suksesit të studentëve tanë edhe në arenën globale!